Mosha e kishte lodhur dhe nuk mund të ecte, qeni 20-vjeçar u ndihmua të hidhte disa hapa në park

Ndryshe

Mosha e kishte lodhur dhe nuk mund të ecte, qeni 20-vjeçar u ndihmua të hidhte disa hapa në park

Më: 28 mars 2019 Në ora: 08:20
Pamje nga video

Qenin e preferuar, për të cilin është kujdesur gjatë tërë jetën, pronari nga Puente Alto e Kilit, e ka ndihmuar në mënyrë shumë të veçantë.

Meqenëse mosha e kishte lodhur dhe nuk mund të ecte, kafsha 20-vjeçare është mbajtur për barku, në mënyrë që të realizonte një lëvizje të vogël fizike.

Në pamundësi të ecjes, qeni hodhi së paku disa hapa nëpër park, ndërsa të pranishmit shikonin përkushtimin e tij ndaj kafshës shtëpiake.

Derisa qentë nuk jetojnë më shumë se 18 vjet, është befasuese se sa gjatë ka mbetur gjallë ky qen, që mund të jetë ndër më të vjetrit në botë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat