Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sao Paolo të Brazilit. Një hajdut ka tentuar të vjedhë një grua në rrugë, por pa e patur idenë se ajo ishte police.
Skena është regjistruar në rrugë, ku autori Francisco Gonsalves dos Santos Junior, 40 vjeç e ndjek nga pas policen dhe për një moment i afrohet ta sulmojë.
Në këtë moment, ajo nxjerr armën, duke e lënë të vdekur me një të shtënë.
Rasti u regjistrua si një vjedhje në tentativë e pasuar nga rezistenca, ndërsa po bëhen të gjitha hetimet nëse policja mund të sanksionohet apo jo nga ngjarja.
Pamjet e kapura nga kamera e sigurisë janë publikuar në rrjet: