E çuditshme: Një muaj pas lindjes së parë, gruaja sjell në jetë edhe dy binjakë

Ndryshe

E çuditshme: Një muaj pas lindjes së parë, gruaja sjell në jetë edhe dy binjakë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:30
Foto ilustruese

Nuk e priste që të përfundonte sërish në sallën e lindjes, por kësaj radhe ju nënshtrua një ndërhyrje, duke sjellë në jetë dy binjakë.

Gjatë vizitës mjekët zbuluan se gruaja ka dy mitra dhe kjo gjë kishte bërë të mundur një shtatzëni të dyfishtë.

Mjekja gjinekologe e cila kreu ndërhyrjen, Sheila Poddar, tha për BBC, “Nuk kisha parë kurrë në jen time një rast të tillë”. Më pas sqaroi se gruaja nuk kishte bërë asnjëherë ekografi, për shkak se ishte shumë e varfër.

Dy binjakët e ardhur në jetë, një vajzë dhe një djalë, qëndruan për katër ditë në spital, ndërsa tashmë janë shëndoshë e mirë, shkruan noa.al.

Mjekët thonë se tre vezë janë fekonduar në të njëjtën kohë duke u krijuar tre embrione, i pari në njërën mitër dhe dy binjakët në mitër tjetër. Nëna e re tha se ndihet e lumtur, por është e shqetësuar për vështirësitë financiare për rritjen e fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat