E pazakontë! Gjyshja sjell në jetë fëmijën e vajzës

Ndryshe

E pazakontë! Gjyshja sjell në jetë fëmijën e vajzës

Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:06
Foshnja

Vajza lindi pa mitër, kështu që nëna vendosi që të sillte në jetë mbesën e saj.

Një histori dashurie dhe sakrifice ajo e Emma Miles, 55 vjeçe nga Uellsi dhe e vajzës së saj Tracey Smith 31 vjeçe, e cila dëshironte pafund që të bëhej nënë.

E lindur me një keqformim, e reja nuk kishte mitër, por kishte ende vezore funksionale.

Kështu së bashku me të shoqin, menduan për një fekondim të asistuar.

Mjekët e vendosën vezën e fekonduar në mitrën e nënës së Traxcey, e cila ishte në menopauzë. Gruaja në moshë iu nënshtrua një regjimi ushqimor strikt dhe një terapie hormonale, në mënyrë që shtatzënia të ecte sa më mirë.

Fatmirësisht çdo gjë shkoi siç duhet dhe vogëlushja erdhi në jetë shëndoshë e mirë, ashtu si dhe gjyshja e saj.

Vogëlushja Evie erdhi në jetë me operacion më 16 janar, për të shmangur komplikime të mundshme.

Për vite me radhë Tracey ka vuajtur nga mendimi se nuk mund të ketë fëmijë, deri kur i kërkoi të ëmës që të mbante fëmijën e saj në bark.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat