Nëna me tru të vdekur sjell në jetë foshnjën e saj

Ndryshe

Nëna me tru të vdekur sjell në jetë foshnjën e saj

Më: 31 mars 2019 Në ora: 22:24
Foto

Sportistes Catarina Sequeira nuk i funksiononte truri pas një sulm të astmës akute në shtëpinë e saj. Foshnja, me emrin Salvador, ka ardhur në jetë kur ishte pothuajse 32 javë dhe tani është nën kujdesin e mjekëve, raporton BBC. Ky është rasti i dytë në Portugali që lind një nënë me tru të vdekur.

Sportistja e njohur që e kishte përfaqësuar vendin në garat e kanosë, vuante prej astmës prej moshës së fëmijërisë. Ajo kishte pësuar sulm astme kur ishte në javën e nëntëmbëdhjetë të shtatzënisë dhe ishte në komë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat