I fiksuar mbas lojës, lojtari anglez humb edhe të dashurën: 16 orë…

Ndryshe

I fiksuar mbas lojës, lojtari anglez humb edhe të dashurën: 16 orë…

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:32
Ilustrim

Futbollistët janë shpesh të fiksuar pas lojërave elektronike, por ka edhe nga ata që e teprojnë. Historia e rradhës vjen nga Anglia. “The Sun” bën të ditur se një futbollist që luan në Championship, Kategoria e Dytë angleze pas Premier Ligës, ka arritur deri aty sa të ndahet nga e dashura për shkak se ishte i fiksuar me lojën “Fortnite”.

“Kam luajtur 8-10 orë në ditë. Madje, njëherë kam luajtur 16 orë përpara ndeshjes. Isha i fiksuar me këtë lojë dhe kam humbur dhe stërvitjen. Kur shkoj në shtëpi është gjëja e parë që bëj. Ka pasur ndikim në jetën time, aq sa jam ndarë dhe me të dashurën”, zbulon futbollisti. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por e sigurt është se kjo lojë i ka shkatërruar vërtetë përditëshmërinë lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat