Fshati ku askush nuk pi duhan

Ndryshe

Fshati ku askush nuk pi duhan

Më: 3 prill 2019 Në ora: 08:23
Fshati i quajtur Skotino ndodhet në Bashkinë e Hersonissos, në Heraklion.

Megjithëse Greqia mbetet një prej shteteve me përqindjen më të lartë të duhanpirësve në Europë, në Kretë ekziston një fshat ky askush nuk tymos.

Sipas “Protothema”, fshati i quajtur Skotino ndodhet në Bashkinë e Hersonissos, në Heraklion.

40 vite më parë thuhet se të gjithë banorët e fshatit vendosën të heqin dorë nga duhani dhe “nënshkruan” një ligj të pashkruar, të cilin e respektonin në gjithë. Tradita kaloi në gjeneratën tjetër dhe vjen deri në ditët e sotme.

Image

Sipas medias greke në këtë fshat nuk ke ku blen duhan, teksa as turistët dhe as mysafirët nuk tymosin.

“Është vetëm një mentalitet që të gjithë e ndjekim. Një traditë që ka kaluar nga prindërit tek fëmijët. Dikur, gjyshi im kishte një kafene ku mbante edhe cigare, por kurrë nuk i shiti”, thotë një rezident i fshatit.

“Është një ligj i pashkruar që asnjë prej rezidentëve apo vizitorëve të mos tymosë”, thotë një tjetër banor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat