Thërret policinë pasi në porosi nuk iu ofruan mjaftueshëm patate të skuqura

Ndryshe

Thërret policinë pasi në porosi nuk iu ofruan mjaftueshëm patate të skuqura

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:53
Rreth kësaj kërkese të çuditshme u deklarua edhe Policia e New York-ut:

Nuk ka ndjenjë më të keqe sesa kur duhet të paguani ushqimet. Por edhe nëse mbeteni të pakënaqur me shumicën që keni marrë, nuk duhet të përfshini kurrë policinë.

Kjo pasi një banor i New York-ut,  telefonoi policinë duke iu ankuar, që në porosinë e tij të ushqimit, nuk iu është ofruar mjaftueshëm patate të skuqura.

Ai mendonte se ishte i përkryer dhe mund të gjente zgjidhje për problemin e tij tek policia, por këta të fundit nuk e konsideruan krim të rëndë një rast të tillë.

Kjo ndodhi pasi ai u lajmërua tek stafi i restaurantit ku bëri porosinë e ushqimit, por që ata nuk e ndihmuan dot.

Rreth kësaj kërkese të çuditshme u deklarua edhe Policia e New York-ut:

“Nuk jam i sigurt se çfarë krimi mendonte se ishte kryer, por ishte shumë e thjeshtë’’, thuhej në reagimin e tyre në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat