Polici i anti-drogës hudhet mbi makinën e dyshuarve dhe në fund i arreston

Ndryshe

Polici i anti-drogës hudhet mbi makinën e dyshuarve dhe në fund i arreston

Më: 4 prill 2019 Në ora: 21:33
Pamje nga ngjarja

Policia në Adana të Turqisë ka arrestuar 3 të dyshuar për bartje droge.

Gjatë operacionit të policisë të kapur nga kamerat, është parë një aksion mjaft i zhdërvjellt nga dy policë civil të anti-drogës.

Gjatë aksionit njëri nga dy policët u hodh mbi makinën e të dyshuarve dhe u mbajt mbi të për rreth 100 metra, ndërsa polici tjetër hapi zjarr mbi gomat e makinës.

Makina u ndoq në Bulevardin Kozan dhe në fund ata arritën t’i arrestonin të dyshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat