Si të keni një foto të bukur për pasaportë apo kartë identiteti

Ndryshe

Si të keni një foto të bukur për pasaportë apo kartë identiteti

Më: 4 prill 2019 Në ora: 23:46
Foto ilustruese

Njerëzit gjithnjë e më shumë po i largohen aparatit fotografik e po mbështeten tek smartphonët, aplikacionet e shumta dhe selfieve. Animi i kokës, fryrja e buzëve, ngritja e vetullave, na bëjnë të besojmë se ngjajmë më joshëse! Të jetë kjo vallë, përse fotot ku jemi drejt e të pashtrembëruara i mbajmë të fshehura në kuletë?

Megjithatë ka një mënyrë që edhe në foton e kartës së identitetit, patentës apo pashaportës të dilni mirë ! Duke qenë se këtë vit bëhet një dekadë nga aplikimi i parë i mjeteve identifikuese në Shqipëri, juve që ju ka skaduar karta, hidhini një sy për të dalë në foto sa më bukur.

Një natë më parë, bëni një maskë fytyre dhe bëjeni gjumin të plotë. Në mëngjes do të zgjoheni të çlodhur e çehrja e lëkurë suaj do të ketë një ngjyrë të bukur natyrale.

Krihini flokët e bëni një tualet të lehtë që ju shkon sipas fizionomisë së fytyrës. Nuk është nevoja të ngarkoheni shumë.

Kini kujdes se çfarë do të vishni. Golfet apo bluzat me jakë V do të bëjnë që qafa juaj të ngjajë shumë e shkurtër apo e kundërta, ndaj rekomandohet që modeli më i përshtatshëm të jetë jaka sy apo rrumbullake.Qëndroni larg ngjyrave shumë të zbehta (pastel) apo ngjyrave të forta.

Merrni fyrmë thellë dhe relaksojeni fytyrën. Mos bëni mimika dhe para se aparati të shkrepet, anojeni pak kokën nga ana juaj e mirë*, por aq sa fotografi mos t’ju detyrojë të rrini drejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat