Rasti i çuditshëm i binjakëve me ADN të ndryshme nxori në dritë tradhtinë e gruas

Ndryshe

Rasti i çuditshëm i binjakëve me ADN të ndryshme nxori në dritë tradhtinë e gruas

Më: 5 prill 2019 Në ora: 15:06
Ilustrim

Rasti, i përshkruar si një në një milionë në Kinë, jo vetëm pse doli në pah tradhëtia e nënës, por edhe për faktin e shtatzanisë binjake me dy baballarë të ndryshëm.

Sipas raportit të “Strait Herald”, babai kishte kërkuar të bënte testin gjenetik, pasi binjakët nuk ngjanin aspak me njëri tjetrin, ndaj ksihte nisur të dyshonte tek gruaja e tij.

Rasti u bë publik kur nëna u detyrua të kërkonte një rezultatet e testit të AND-së për të regjistruar binjakët në Xiamen, Kinë. Kështu doli e vërteta në dritë: njëri nga binjakët është i biri i bashkëshortit dhe tjetri fryt i një lidhje jashtëmartesore.

Pas testit të ADN-së, u hap një proces gjyqësor.

Çifti u nda’ sepse gruaja akuzoi bashkëshortin për manipulim të rezultatit, megjithëse pranoi lidhjen jashtëmartesore.

Përballë të vërtetës tronditëse, babai i njërit prej binjakëve, sipas të përditshmes ‘The Sun’, deklaroi se ishte i gatshëm të merrte nën përgjegjësinë e tij vetëm për njërin nga fëmijët.

“Sigurisht dua ende birin tim, por nuk jam i gatshëm të rris atë të dikujt tjetër,” ka thënë ai.

Përsa I përket shtatzanisë së çuditshme, mjekët nënvizuan se bëhet fjalë për një rast “superfekondimi eteropatern”, që verifikohet kur dy ose më shumë vezë të lëshuara nga i njëjti cikël, fekondohen nga prindër të ndryshëm.

Duhet thënë se për këtë, gruaja duhet të ketë patur marrëdhënie me të dy burrat brenda dy ditësh maksimumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat