Braktiset nga nëna bebja prematurë, adoptohet nga infermierja

Ndryshe

Braktiset nga nëna bebja prematurë, adoptohet nga infermierja

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:24
Ilustrim

Një infermiere në SHBA nuk kishte menduar kurrë adoptimin e një fëmije edhe kur erdhi kishte marr vesh lajmin e infertilitetit të saj. Por kur Liz Smith u njoh me Gisele një vogëlushe e lindur para kohë dhe e braktisur nga nëna e saj e varur nga droga ndryshoi mendim.

Në një intervistë për Cnn infermierja 45-vjeçare e ‘Franciscan Children’s hospital’ në Boston SHBA tregon si adoptoi 2-vjeçare.

Vogëlushja lindi në vitin 2016 në javën e 29-të të shtatëzanisë dhe u braktis në maternitet nga nëna e saj. Ajo iu nënshtrua të gjitha terapive të duhura dhe detoksifikimit narkotik nga stafi mjekësor.

Por më shumë kujdesje Gisele mori nga Liz, e cila për dy vjet me radhë i dha dashurinë e një nëne.

2-vjeçarja nuk u kërkua asnjëherë nga nëna e saj biologjike. 45-vjeçarja vendosi të adoptonte vogëlushen.

Në qershor të vitit 2018 shteti i Massachusetts i hoqi të drejtat prindërve biologjik të saj dhe disa muaj më vonë në tetor Liz dhe Gisele u bënë nënë e bijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat