6-vjeçarja thur planin për të shpëtuar, por e pëson keq

Ndryshe

6-vjeçarja thur planin për të shpëtuar, por e pëson keq

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:07
Lily bëri sikur ishte e sëmurë

Një nxënëse u përpoq që t’i shpëtonte provimit në shkollë me dinakëri, por nuk i shkoi dhe aq mirë.

Si të gjithë fëmijët e moshës saj ndonjë herë, Lily bëri sikur ishte e sëmurë. Por, jo me shqetësime të tilla si dhimbje barku apo koke, vajza bëri sikur e kishte zënë lija.

Ajo kishte vënë re që në shkollën e saj disa nxënës të tjerë po mungonin prej ditësh prej sëmundjes dhe vendosi që të bënte dhe ajo disa ditë pushim.

Image

Nëna e 6-vjeçares, Charlotte Schooley tregoi për mediat se vajza mori një lapustil me ngjyrë të kuqe dhe bëri pika të vogla në të gjithë trupin dhe fytyrën e saj.

Ajo e mori lapustilin për “të bërë detyrat” në dhomën sipër dhe u kthye 10 minuta më vonë duke pretenduar se i hante lëkura.

Image

Nëna dhe babai i saj e kuptuan hilen dhe i thanë se do ta dërgonin tek doktori dhe pikërisht aty 6-vjeçarja u tremb dhe u përpoq që t’i fshinte.

Image

Por, për fatin e keq të Lily-t, boja kishte qenë e përhershme dhe asaj iu desh ta mbante në turp për 4 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat