Kapet pitoni 5 metra i gjatë me 72 vezë brenda

Ndryshe

Kapet pitoni 5 metra i gjatë me 72 vezë brenda

Më: 7 prill 2019 Në ora: 11:00
Gjuetarët kapën zvarranikun duke përdorur transmetues radioje.

Gjuetarët e pitonëve në jug të Floridës, kanë bërë një fotografi pasi kanë kapur një piton më shumë se pesë metra të gjatë, me 73 vezë brenda.

Zyrtarët e kafshëve të egra thanë se gjarpri masiv, është pitoni më i madh ndonjëherë i kapur nga Big Cypress National Preserve.

Gjuetarët kapën zvarranikun duke përdorur transmetues radioje.

Kjo është kapja e fundit nga ky ekip, ku gjuetarët e licencuar heqin zvarraniket në mënyrë që të mbrojnë kafshët e egra natyrore.

Këta njerëz paguhen 8.25 dollarë në orë për të hequr pitonës në tokat që janë pjesë e qarkut të Floridës Jugore në qarqet Miami-Dade, Broward, Collier dhe Palm Beach.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat