Kandidatët për President bëjnë edhe testin e drogës në këtë shtet

Ndryshe

Kandidatët për President bëjnë edhe testin e drogës në këtë shtet

Më: 7 prill 2019 Në ora: 23:49
Ilustrim

Kjo ishte një kërkesë e kreut aktual të Ukrainës, pas sfidës që i bëri komediani për një debat televiziv para raundit të dytë që do të mbahet më 21 Prill.

Poroshenko pranoi përballjen por kishte dhe ai sfidën e tij, t’i nënshtroheshin testit për përdorim të drogës.
Në raundin e parë Poroshenko u rendit pas komedianit Volodymyr Zelensky, i cili është bërë i njohur në serialin televiziv “Shërbyesit e Popullit”.

Ai ka premtuar se do të luftojë korrupsionin duke ndërmarrë reforma të reja për gjykatat, policinë dhe shërbimet e inteligjencës. Poroshenko e ka sulmuar rivalin për mungesën e përvojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat