Arkeologët transmetuan live hapjen e sarkofagëve mijëra vjeçar

Ndryshe

Arkeologët transmetuan live hapjen e sarkofagëve mijëra vjeçar

Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:14
Pamje nga video

Sarkofagu që përmbante trupin e një prifti të rëndësishëm, është hapur nga arkeologët gjatë një transmetimi live prej dy orësh, prej kanalit Discovery.

Bashkë me të, është hapur edhe një sarkofag tjetër, që ndodhet në afërsi të lumit Nil, në Kajro të Egjiptit.

Në këtë zonë, arkeologët kanë gjetur 40 trupa mijëra vjeçare, të vendosura në një sistem vertikal, që besohet se i përkasin një shoqërie shumë të lartë.

Derifa trupi i priftit ishte dekompozuar dhe kthyer në eshtra, trupat tjera ishin ende të mumifikuara, ndërsa ishin të rrethuara me stoli të shumta dhe statuja të vogla.

Iu desh fuqi e madhe shtatë burrave, që ta largonin pjesën mbyllëse, ndërsa mundi nuk iu shkoi kot sepse brenda u gjetën mbetjet e kërkuara, të ruajtura mirë krahas një sasie të madhe të arit.

Reporterët janë shoqëruar prej ekspertëve të arkeologjisë, që sipas hulumtimeve të para thonë se mbetjet i përkasin dinastisë së 26-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat