Zogu misterioz vret pronarin në Florida

Ndryshe

Zogu misterioz vret pronarin në Florida

Më: 14 prill 2019 Në ora: 12:16
Ilustrim

Një zog i madh, i cili nuk mund të fluturojë dhe i cili e ka prejardhjen nga Australia dhe Guineja e Re, e ka mbytur pronarin e vet në Florida të SHBA-së pasi e sulmoi atë me kthetrat e mëdha e të mprehta.

Departamenti i zjarrfikësve tha se ky lloj zogu e mbyti një burrë në pronën e tij afër qytetit Gainesville dhe dyshohet që këtë e ka bërë përmes sulmit me kthetra. Viktima, emri i të cilit nuk është publikuar, besohet se është marrë me mbajtjen dhe shumimin e këtyre zogjve.

“Duket se ka qenë aksidentale. Besojmë se burri ka qenë afër zogut dhe për një moment është rrëzuar. Sigurisht që pas rrëzimit është sulmuar nga zogu”, tha zëvendësshefi i zjarrfikësve të këtij qyteti, Jeff Taylor.

Këta zogj janë të lartë deri 1.8 metra dhe mund të peshojnë deri 60 kilogramë. Pjesën më të madhe të trupit e kanë të mbuluar me pendla të zeza, ndërsa në qafë dhe në kokë kanë ngjyra të ndryshme dhe më të ndritshme.

Sipas një faqeje të internetit të një kopshti zoologjik, këta janë zogjtë më të rrezikshëm në botë për shkak se kanë kthetra të gjata 10 centrimetra dhe sulmojnë kur ndihen të kërcënuar. Këmbët e tyre të fuqishme ua mundësojnë vrapimin me shpejtësi deri 50 kilometra në orë, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat