Zbulon se unaza e fejesës është e rremë, nusja i bën të papriturën dhëndrit

Ndryshe

Zbulon se unaza e fejesës është e rremë, nusja i bën të papriturën dhëndrit

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:50
Ilustrim

Zbuloi se unaza e fejesës është e rremë dhe mori vendimin e papritur! E ndjerë e prerë në besë, ajo i dha fund fejesës.

Vajza në fjalë e rrëfeu eksperiencën e saj, por preferoi që të ruajë anonimatin, duke treguar se çfarë i ka ndodhur. Pasi vendosën që të martohen, ajo i kishte kërkuar të fejuarit një unazë tradicionale fejese, domethënë me gur diamanti.

I fejuari ia dha unazën, por kur ajo shkoi për tu siguruar, zbuloi se guri nuk ishte diamant, por një zirkon i zakonshëm.

Në rrëfimin e bërë për britaniken ‘Metro’, e reja tha se mbeti shumë e zhgënjyer prej faktit se partneri i saj e kishte gënjyer. Edhe më keq u bë situata, kur ajo i kishte kërkuar sqarime dhe ai kishte vijuar të pretendonte se ishte gur diamanti.

Kështu vajza vendosi që ti japë fund lidhjes. Ky rast bëri që të plasin komente të shumta, shumica kundër vajzës, duke thënë se unaza është vetëm simbolike dhe se nuk mund të shkatërronte lidhjen mes tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat