Diamanti i madh blu paraqitet në Botsuana

Ndryshe

Diamanti i madh blu paraqitet në Botsuana

Më: 17 prill 2019 Në ora: 12:50
Ilustrim

Një diamant i madh blu me peshë më shumë se njëzet karat u paraqit sot në Botsuana, ku u zbulua ky gur i çmuar.

Okavango Diamond Corporation, e cila është në pronësi të shtetit, tha se ky është diamanti më i madh blu i gjetur ndonjëherë në këtë vend të Afrikës së Jugut dhe se vetëm disa prej këtyre "gurëve blu" kanë qenë në treg gjatë dekadës së fundit.

Ngjyra e dritës blu e diamantit është për shkak të mineralit, i cili ishte i pranishëm në gurë në oqeane, kur diamanti u formua, nga një deri në tre miliard vjet më parë.

Kompania pret që diamanti të shitet deri në fund të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat