Solli në jetë fëmijën e saj, por nuk mund ta mbajë në duar dhe as ta puth

Ndryshe

Solli në jetë fëmijën e saj, por nuk mund ta mbajë në duar dhe as ta puth

Më: 25 prill 2019 Në ora: 06:40
Ilustrim

E lumtur që solli në jetë djalin e saj, por e trishtuar sepse nuk mund ta puthë dot, edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga lindja e foshnjes. Ja’bary Grey ka lindur me një çrregullim që prek vetëm 20 të porsalindur nga miliona lindje në Amerikë.

Foshnja është pa lëkurë, përveçse në kokë dhe këmbë. E ëma mund ta prekë djalin e saj vetëm me veshje mbrojtëse dhe dorashka. Mjekët aktualisht po përpiqen t’i hapin vogëlushit rrugët e frymëmarrjes.

Foshnja peshon 3 kilogramë dhe është në gjendje disi të qëndrueshme. Megjithatë, e ëma e vogëlushit thotë se duhen shumë vite që djali i saj të rikuperohet plotësisht.

Familja ka hapur edhe një llogari donacionesh ku mund të kontribuojë kushdo për të ndihmuar me shpenzimet për mjekimin e foshnjes.

“Ai ka nevojë për një aparaturë që të marrë frymë. Ai ka humbur jetën dy herë deri më tani, por mjekët e kanë rikthyer në jetë. Çrregullimi i lëkurës është kaq i rrallë saqë asnjë mjek nuk e ka hasur më parë dhe është shumë e vështirë të trajtohet me pak ose pa asnjë informacion”, thotë e ëma Priscilla.

Çrregullimi i quajtur “epidermolyosis bullosa” ndodh kur shtresa e sipërme e lëkurës nuk arrin të bashkohet me pjesën e poshtme, duke bërë që lëkura të bjerë vazhdimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat