Kishin mbyllur binjakët 22 muajsh në kafaze, arrestohet çifti

Ndryshe

Kishin mbyllur binjakët 22 muajsh në kafaze, arrestohet çifti

Më: 25 prill 2019 Në ora: 19:41
Kafazi

Një çift është arrestuar nga policia pasi kishin mbyllur fëmijët në dy kafaze.

Aty oficerët gjetën drogë, armë dhe djemtë binjakë të mbyllur në kafaze.

“Gjatë kontrollit u gjetën tri armë, municion, prova të një laboratori të vajit dhe dy djem të vegjël në kafaze të ndarë të modifikuar pranë njëri-tjetrit dhe të mbështetura në mur,” thuhet në deklaratën e policisë.

Policia arrestoi çiftin nga Kalifornia, Ramon Zendejas, 25 vjeç dhe Mercadies Williams, 25 vjeçe për posedimin e armëve, rrezikimin e fëmijëve, mbajtjen e drogës dhe prodhimin e një substance. Ata thanë se i kishin mbyllur fëmijët 22 muajsh që të mos ishin pranë gjërave të rrezikshme në shtëpi.

Nuk dihet ende kur do të mbahet seanca gjyqësore që do të japë dënimin për çiftin kalifornian.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat