Burri që u fejua me gruan 29 vjet më të re, emërohet si pedofil nga familja

Ndryshe

Burri që u fejua me gruan 29 vjet më të re, emërohet si pedofil nga familja

Më: 27 prill 2019 Në ora: 23:12
Çifti ra në dashuri

Një vajzë e re është fejuar me mikun e nënës së saj, i cili është 29 vjet më i vjetër se ajo.

Ajo thotë se është e emocionuar të ketë fëmijë me të, pavarësisht se familja po e quajnë të fejuarin e saj, pedofil.

Kayla Pratt, 20 vjeçare, për herë të parë takoi të fejuarin e saj Robert Longo Jr, 49 vjeçar, në mars të vitit 2018.

Image

Çifti ra në dashuri. Pas vetëm pesë javësh takimi, Robert i propozoi asaj dhe çifti do të martoheshin pikërisht një vit më vonë, më 2 gusht 2019.

Pavarësisht familjes dhe miqve që nuk e miratojnë dashurinë e tyre, duke e quajtur Robert një pedofil dhe se Kayla nuk është një grua, çifti është i emocionuar për jetën e tyre bashkë, me planet për të blerë një shtëpi dhe të kenë shumë fëmijë.

Kayla nga Kalifornia tha: “Fillimisht ne ishim vetëm miq, ne nuk po kërkonim për një marrëdhënie në atë kohë. Por më pas filluam të dashuroheshim me njëri-tjetrin. Ne u fejuam shpejt, dhe nuk do ta ndryshoja atë për botën”.

“Edhe pse ne marrim komente të këqija nga miqtë dhe familja, madje edhe nga të huajt e rastësishëm, ne duam që njerëzit të kuptojnë se dashuria nuk njeh moshë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat