‘Alienët tashmë po çiftohen me njerëzit’

Ndryshe

‘Alienët tashmë po çiftohen me njerëzit’

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:25
Ilustrim

prodhuar një specie të re hibride të aftë për të zgjidhur ndryshimet klimatike.

Dr. Young-ha Chi, një ligjërues në Institutin Korean në Oksford, beson se një specie e re mund të shpëtojë racën njerëzore nga kërcënimi i ngrohjes globale.

Ai tha se ka një lidhje midis ndryshimeve klimatike dhe rrëmbimeve të alienëve, raportojnë gazetat e studentëve të Universitetit të Oksfordit, përcjellin mediat britanike.

Në librin e tij të ri të quajtur ‘Alien Visitations and the End of Humanity”, profesori Chi shpjegon se si alienët po përparojnë në biosistemin e tyre dhe ne nuk mund t’i shohim ata ‘pasi jemi të kufizuar nga funksionaliteti i organeve tona’.

“Pra, ata nuk vijnë për shkakun tonë, por për veten dhe mbijetesën e tyre, por mbijetesa e tyre është njëherësh edhe mbijetesa jonë dhe mbijetesa e tërë biosferës”, tha ai.

Chi thekson se alinetë do të shfaqen kur bota të përballet me kriza serioze, si lufta bërthamore.

"Pak a shumë, mund të supozohet se projekti hibrid është përgjigjja për vdekjen e ardhshme të qytetërimit njerëzor", tha ai, duke shtuar se "ende kërkon dëshmi për të mbështetur idenë e tij".

Kohët e fundit ai iu drejtua Forumit të Diskutimeve të Oksfordit për diskutim lidhur me këtë, por ai u refuzua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat