Vëllezërit e vegjël provuan të fusin çipsat në fotografinë e salcës para se t’i hanë

Ndryshe

Vëllezërit e vegjël provuan të fusin çipsat në fotografinë e salcës para se t’i hanë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 06:53
Pamje nga video

Sikur të ishte një salcë e vërtetë, dy vëllezër të vegjël nga Minnesota e Shteteve të Bashkuara, provuan të fusin çipsat në fotografinë e paketimit.

Madje, ata duket sikur i njomën ushqimet e thata dhe vazhduan t’i hanë me shumë shije.

“I pashë që bënin diçka të pazakontë, andaj iu afrova dhe i shikova nga afër.

Për një kohë të gjata, ata u ushqyen në këtë formë” e ka përshkruar ngjarjen, përsoni që e regjistroi.

Shikuesit kanë mbetur të habitur, se si ata vazhdonin të ushqeheshin në këtë formë edhe më tutje, duke menduar se gjithçka ishte në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat