Babai i jep birrë djalit 7 muajsh, shokon me atë që thotë

Ndryshe

Babai i jep birrë djalit 7 muajsh, shokon me atë që thotë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 09:42
Ilustrim

I jep birrë për të pirë djalit 7 muajsh dhe përfundon në proces gjyqësor. Një baba italian nga Milano kishte publikuar në rrjetet sociale disa fotografi me të birin në një lokal, teksa i jepte birrë për të pirë.

Shumë njerëz shprehën pakënaqësinë e tyre, por burri iu ishte kthyer kundër duke e thënë se e dinte çfarë bënte, “Nuk kam nevojë për mend, kam rritur edhe një fëmijë tjetër”.

Pas këtij reagimi ndaj burrit u bë denoncim, ndërkohë që fëmija ju besua shërbimeve sociale, duke qenë se as nëna nuk e kundërshtonte një veprim të tillë.

I dyshuari është një 37-vjeçar me precedentë penalë për abuzim seksual ndaj një gruaje me aftësi të kufizuara, ndërsa tashmë rrezikon burgun.

Në seancën e kësaj të mërkure i pandehuri u mundua që të justifikohet dhe shfajësohet, por fotografitë rëndojnë kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat