Fëmijët luanin mbi tavanin e makinës që lëvizte me shpejtësi nëpër rrugë

Ndryshe

Fëmijët luanin mbi tavanin e makinës që lëvizte me shpejtësi nëpër rrugë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 06:10
Pamje nga video

Njësitet policore në Guangxi Zhuang të Kinës, janë vënë në kërkim të shoferit, që e ka vozitur një makinë me shpejtësi të konsiderueshme, ndërsa sipër ndodheshin dy fëmijë.

Bazuar në pamjet që janë shpërndarë, është thënë fëmijët që luanin janë dy motra, ndërsa makina po vozitej prej nënës së tyre.

“Ato dukeshin në humor të mirë, pa e ditur se çfarë mund t’ju ndodhë në çdo moment. Jemi në fazat e fundit të hulumtimit” është thënë në raportin e policisë.

Deri më tani, është identifikuar një burrë, që është pronari i makinës, të cilën e shfrytëzon e bija tij, kur i dërgon dhe i kthen fëmijët nga shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat