Arsyeja pse kjo shkollë po i regjistron delet si nxënës në shkollë

Ndryshe

Arsyeja pse kjo shkollë po i regjistron delet si nxënës në shkollë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 09:03
Ilustrim

Një fermer është detyruar të regjistrojë 15 dele në një shkollë fillore në një vend periferik në Francë,  për të rritur numrin e nxënësve, pasi autoritetet njoftuan planet për mbylljen e një klase.

Sipas mediave lokale, transmeton lajmi.net, shkolla “Jules Ferry” në Crêts-en-Belledonne, një fshat në veriperëndim të Alpeve të Grenoble, kishte pësuar rënie të numrit të nxënësve prej 266 në 261.

Duke parë këtë rrjedhë ngjarjesh, Michel Girerd vendosi të regjistrojë simbolikisht disa prej deleve të tij.

“Tani nuk do ketë mbyllje shkolle”, ka thënë prindi Gaelle Laval, i cili shtoi se sistemi arsimor “nuk shqetësohet për asgjë tjetër përveçse numrat”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat