Insekti ndërpret fjalimin e Presidentit

Ndryshe

Insekti ndërpret fjalimin e Presidentit

Më: 9 maj 2019 Në ora: 22:48

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ishte duke mbajtur një fjalim (8 Maj) në momentin që një insekt bie mbi shpatullat e tij të mërkurën mbrëma.

Duterte, 74 vjeç, po mbështeste kandidatët e Senatit në provincën qendrore të Boholit kur insekti lëvizte në shpatullën e tij të majtë, sikurse duket në video.

Një ndihmës femër nxitoi për ta larguar insektin, por mesa duke ishte e pamundur. Edhe pse ajo mori disa fletë të bardha dhe tentonte ta largonte, ai ra në pjesën e përparme të këmishës. Ishte vetë presidenti ai që e largoi dhe e hodhi në dysheme insektin, ku nuk mungoi dhe batua nga Kreu i Shtetit ti cili tha se insektin e ka sjellë opozita Liberale,

“Është liberale! Kjo është e sigurt”, tha z. Duterte dhe e gjithë turma nisi të qeshte. Më pas gjithçka ju rikthye normalitetet dhe fjalimim përfundoi pas dy orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat