Gorillat si njerëzit, ikin nga shiu

Ndryshe

Gorillat si njerëzit, ikin nga shiu

Më: 11 maj 2019 Në ora: 07:02
Pamje nga video

Askush nuk e shijon faktin që laget nga shiu që bie, por askush nuk e ka pritur që edhe këto gorilla ta kenë shijen të njëjtë me njerëzit.

Gjatë një dite me shi, në Kopështin Zoologjik Riverbanks të qytetit të Kolumbisë, në Karolinën Jugore, kafshët duket se mundohen të gjejnë strehë përpara se ato të lagen nga shiu që po bie, raporton Euronews.

Fytyra e tyre e tregon tërë historinë.

Videoja ishte bërë nga kujdestari i kopështit, Brooke Hunsinger.

“Gorillat janë krijesa të mrekullueshme, shumë të hareshme e të bukura… përveç kur bie shi” tha Hunsinger. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat