Fshatarët ndjekin ariun, ai rrëshqet në lum dhe vdes

Ndryshe

Fshatarët ndjekin ariun, ai rrëshqet në lum dhe vdes

Më: 12 maj 2019 Në ora: 07:46
Ilustrim

Në një video tronditëse, ariu bie nga një shkëmb në lum dhe vdes. Kjo erdhi pasi ariu ikte nga disa banorë të Kashmirit që ndiqnin pas.

Incidenti ndodhi me datën 10 maj.

Ariu humbet ekuilibrin e tij dhe bie nga një lartësi rreth 50 metra ku përplasët në një gur shkëmbor, derisa torturuesit e tij mund të dëgjohen duke brohoritur në sfond.

Është raportuar gjithashtu se fshatarët lokal jo vetëm që e ndoqën kafshën, por edhe e gjuanin me gurë derisa ariu përpiqej të arratisej.

Më parë gjatë ditës ariu kishte arritur të shpëtonte nga disa tela me gjemba që ishin vendosur për ta bllokuar atë.

Megjithatë pak kohë pas kësaj arratisje të ariut, ai vdiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat