Çifti fiton 1.8 miliardë euro nga kompania farmaceutike

Ndryshe

Çifti fiton 1.8 miliardë euro nga kompania farmaceutike

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Pasi pësuan kancer nga produkti i pesticideve të një kompanie farmaceutike, një çift fitoi 1.8 miliardë euro.

Një grup gjykatësish në Kaliforni të SHBA-ve i shpërblyen me 1.8 miliardë euro (2 miliardë dollarë) të një çifti, të cilët pretenduan se produkti pesticid ‘Roundup’ ishte përgjegjës për kancerin e shkaktuar.

Kjo është hera e tretë që grupi farmaceutik gjerman ‘Bayer’ detyrohet të paguajë dëmet mbi herbicidin e bazuar në glifosfat.

Gjykatësit vërejtën se kompania kishte vepruar me neglizhencë, duke dështuar që të paralajmërojnë konsumatorët për rreziqet në lidhje me produktin.

‘Bayer’ mohoi akuzat. Ajo madje këmbëngul që produkti është i sigurt për t’u përdorur.

Kompania gëzoi produktin vitin e kaluar si pjesë e një blerje prej 66 miliardë dollarësh të rivalit amerikan Monsanto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat