114-vjeçari zbulon sekretin: Hani këto pesë ushqime, për të jetuar gjatë

Ndryshe

114-vjeçari zbulon sekretin: Hani këto pesë ushqime, për të jetuar gjatë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 21:34
Bernard Lapollo

Bernard Lapollo është një ndër njerëzit e rrallë që po e jeton edhe në shekullin e dytë jetën e tij.

Ai lindi më 1901 në Viktoria të Brazilit, duke u migruar në Shtetet e Bashkuara që nga fëmijëria, transmeton lajim.net.

Sido që të jetë, ai ka bërë një jetë shëndetshme nëpërmjet aktivitetit të vazhdueshëm fizik dhe një diete të balancuar, duke ia mundësuar Lapollos jetëgjatësinë prej 114 vjetësh.

Lapollo ka treguar se cilat ushqime i ka ngrënë përgjatë tërë jetës së tij, të cilat e kanë bërë atë të ndihet i fortë, si dhe t’ia përforcojë sistemin imunitar atij.

Kësisoj, për secilën prej tyre do të flitet edhe për përfitimet që sjellin ushqimet e përzgjedhura nga braziliani i moshuar.

1. Hudhra

Falë vetive të larta ushqimore, hudhra mund të reduktojë nivelin e lartë të shtypjes së gjakut dhe rrezikun e sulmeve në zemër.

2. Çokollata

Ky ushqim ndihmon që të përballoni stresin dhe relakson muskujt, së bashku me nervat.

3. Mjalti

Sekrecioni i bletëve, i cili njihet për vetitë e mëdha shëndetësore, përmban anti-oksidantë që ndihmojnë në reduktimin e nivelit të lartë të shtypjes së gjakut.

4. Kanella

Kanella përmban anti-oksidantë që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, nëpërmjet përforcimit të sistemit imunitar trupor.

5. Vaji i ullirit

Në vend se të përzgjedhni vaj luledielli për ushqimet tuaja, përzgjedhni vajin e ullirit. Ky i fundit është i pasur në yndyra të shëndetshme, të cilat si rrjedhojë i kontribuojnë trurit dhe zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat