Ish punonjësi i saj: Mbretëresha e Anglisë i ha bananet me thikë dhe pirun që të mos duket si majmun

Ndryshe

Ish punonjësi i saj: Mbretëresha e Anglisë i ha bananet me thikë dhe pirun që të mos duket si majmun

Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:44
Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II i konsumon bananet duke përdorur një thikë dhe pirun për të mos u dukur si një majmun.

Të paktën kështu pretendon ish-kuzhinieri i saj.

Darren McGrady, i cili ka punuar në Pallatin e Buckinghamit, shkruan në librin e tij ” Eating Royally ” se monarkia preferon të shkurtojë pjesën e sipërme dhe të poshtme të bananes përpara se ta qërojë.

Teknika elegante ka gjithashtu vulën e miratimit nga eksperti i mirësjelljes, William Hanson, i cili më parë ka vënë në dukje se fruti zakonisht shërbehet si një kurs ëmbëlsire.

Duke shkruar në Daily Mail, ai tha:

Ëmbëlsira tradicionalisht ka qenë fruti në fund të vaktit, ndërsa sot njerëzit e ngatërrojnë atë me kursin e ëmbël.”

Në një intervistë të mëparshme, kuzhinieri mbretëror McGrady, i cili shkoi për t’i shërbyer Princeshës së Uellsit, Diana, dhe tani drejton kompaninë e tij të hotelierisë në Dallas, Texas, pohoi se Madhëria e saj nuk është ndonjë fanse e madhe e ushqimit.

Deren zuloi:

Mbretëresha nuk ka ndonjë dashuri për ushqimin. Ajo ha që të jetojë, është Princi Philip që jeton për të ngrënë. Ai e do ushqimin, është i interesuar për ushqim dhe dëshiron të dijë nga vjen. Mbretëresha, jo dhe aq shumë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat