Gruaja 27-vjeçare tregon se si humbi 95 kilogramët

Ndryshe

Gruaja 27-vjeçare tregon se si humbi 95 kilogramët

Më: 21 maj 2019 Në ora: 07:05
Foto

Një 27-vjeçare nga Australia vendosi të përmirësonte dietën ushqimore, e inspiruar nga një lojë në park.

Ajo nuk mund të bënte xhiro në këtë lojë për shkak të peshës, pasi peshonte 160 kg.

Laura Durheim vendosi që të heqë dorë nga ushqimet e shpejta dhe pijet e gazuara, gjë që i ndihmoi të humbte 95 kilogramë.

“Unë kam pasur probleme me peshën që kur e mbaj mend”, deklaroi Durheim.

Përveç tyre, gjatë ditës pinte rreth 3-5 litra pije të gazuara. Rënien në peshë e shoqëroi me shkuarjen në palestër, gjë që i ndryshoi tërësisht konstruktin trupor.

Ka kaluar një vit që nga regjistrimi në palestër dhe gruaja australiane nuk e humb asnjë ditë në palestër.

Ajo tashmë përdor vetëm fruta, perime, ujë dhe lëngje. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat