Pilotja që nget avionin me këmbë, në mungesë të duarve

Ndryshe

Pilotja që nget avionin me këmbë, në mungesë të duarve

Më: 23 maj 2019 Në ora: 18:22
Jessica Cox

Jessica Cox ka mësuar ta pilotojë aeroplanin vetëm me këmbët e saj.

Ajo është po ashtu zhytëse e certifikuar dhee ka rripin e zi të nivelit të tretë në Taekwondu.

Jessica po ashtu ka udhëtuar në më shumë se 20 shtete si folëse motivuese.

“Atë që pilotët e bëjnë me duar unë e bëj me këmbë”, ka thënë ajo.

Jessica ka lindur pa krahë, dhe ende nuk dihet se pse ajo nuk ka arritur t’i zhvillojë krahët e saj sa ka qenë duke u zhvilluar në mitër.

Ajo thotë të ketë qenë e frikësuar nga fluturimet me aeroplanë, mirëpo njëherë kishte fluturuar në një aeroplan të vogël dhe gjërat kishin ndryshuar për të. Piloti i kishte hequr duart nga kontrolli i aeroplanit dhe e kishte lënë Jessica-n që ta fluturonte atë.

Më 2005 ajo kishte filluar të trajnohej për pilote, edhe i është dashur ta gjejw një instruktor fluturimi si dhe një aeroplan të përshtatshëm.

Më 2008 ajo ishte certifikuar që ta fluturonte një aeroplan sportiv Ercoupe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat