Zhurma që i la dy vite pa gjumë, zbulojnë shkakun e tmerrshëm

Ndryshe

Zhurma që i la dy vite pa gjumë, zbulojnë shkakun e tmerrshëm

Më: 24 maj 2019 Në ora: 06:18
Sergio Guerrero, një bletar vendas, shkoi për t’i ndihmuar duke hequr 80,000 bletët nga banesa

Anëtarët e një familjeje vuajtën për një kohë të gjatë nga pagjumësia deri sa zbuluan se në murin e shtëpisë jetonin 80 mijë bletë.

Zhurma që shkaktohej nga bletët krijonte probleme për ta, sidomos gjatë natës.

Ata kishin vështirësi të flinin gjumë për shkak të zhurmës së bletëve në muret e banesës në  Pinos Puente, pranë Granadës në Spanjë.

Image

Çifti u trondit kur zbuluan kosheren e madhe vetëm pak metra ku ata flinin.

Sergio Guerrero, një bletar vendas, shkoi për t’i ndihmuar duke hequr 80,000 bletët nga banesa.

Kosherja ishte rritur gjatë viteve duke zënë një pjesë të madhe të murit dhe shtrihej pothuajse në tërë lartësinë e dhomës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat