Mendoi se ishte ftohur, gruaja paralizohet

Ndryshe

Mendoi se ishte ftohur, gruaja paralizohet

Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:50
Danielle McGuinness

Një grua është paralizuar pasi neglizhoi shenjat e sëmundjes së saj duke menduar se bëhej fjalë thjesht për një ftohje.

Danielle McGuinness kishte kollë dhe ishte sëmurë për disa javë dhe nuk u vizitua duke menduar se ishte ftohur.

Vetëm kur filloi të humbiste ndjeshmërinë tek duart dhe këmbët, ajo kuptoi se bëhej fjalë për diçka serioze.

29-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital dhe iu tha se vuante nga sindroma Guillain-Barré, një gjendje e rrallë dhe serioze që ndikon në nervat.

Pas diagnostikimit, Danielle u vendos në koma nga mjekët sepse sëmundja po sulmonte mushkëritë e saj. Kur u zgjua, trupi i saj ishte paralizuar plotësisht dhe nuk mund të fliste. "Kurrë nuk mendoni sesa serioze janë gjërat. Ndodhem e shtrirë në krevat për 11 javë. Më duhet të mësoj si të bëj gjithçka përsëri, si të laj flokët, si të ulem, njësoj si një fëmijë,"-tha ajo. Pas disa javëve terapi, Danielle më në fund filloi të përmirësohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat