Shaolinët e vegjël që po habitin të gjithë me aftësitë luftarake

Ndryshe

Shaolinët e vegjël që po habitin të gjithë me aftësitë luftarake

Më: 26 maj 2019 Në ora: 08:43
Shaolinët

Një grup i të rinjve që po konsiderohen si “mjeshtër” të Kung Fusë në pjesën qendrorë të Kinës, kanë habitur të gjithë me aftësitë e tyre, fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë gjatë ushtrimeve të vështira.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq dy fëmijë 6 dhe 7 vjeç, të cilët bëjnë akrobacione të ndryshme ku madje arrijnë të qëndrojnë të mbështjellur në një pemë, dhe duke bërë ushtrime të vështira në tempullin e shaolinëve në provincën Henan.

Ata pretendojnë se vetëm me ushtrime të vazhdueshme ata mund të arrijnë të bëhen mjeshtër të Kung Fusë, dhe të bëhen shaolin me bekimin e instruktorit Yan Huan.

“Ata ushtrojnë Kung Fu në tempullin tonë. Kur mbërritën këtu, ata ishin fëmijë të llastuar dhe nuk dinin asgjë për këtë lloj sporti”, ka deklaruar instruktori i tyre Huan.

Shumë persona që kanë pasur rastin t’i shohin ushtrimet e tyre kanë mbetur të habitur, për faktin se ato mund t’i bëjnë vetëm të rritur dhe me shumë përvojë. E për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat