Ftohtë apo ngrohtë? Ja cila gjini në çfarë temperature përformon më mirë në provime

Ndryshe

Ftohtë apo ngrohtë? Ja cila gjini në çfarë temperature përformon më mirë në provime

Më: 26 maj 2019 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një studim i ri zbuloi se përformanca e grave në matematikë dhe teste verbale është më e mirë në temperatura më të larta, ndërsa meshkujt kryenin më mirë të njëjtat testime në temperatura më të ulëta.

Femrat bënë më mirë në provime në një dhomë të ngrohtë, por jo edhe meshkujt, sipas një studimi të ri, transmeton lajmi.net.

Studiuesit zbuluan se gratë shënjuan përformanca më të larta në temperatura të ngrohta, ndërsa meshkujt përformonin më mirë në kushte të ftohta, transmeton lajmi.net.

Gjetjet e tyre treguan se përformanca e grave në matematikë dhe teste verbale është më e lartë në temperatura më të larta, ndërsa burrat bënin më mirë në të njëjtat testime në temperatura më të ulëta.

Bashkëautori i studimit Dr Tom Chang tha se megjithëse shumë sondazhe kanë treguar se gratë priren të preferojnë temperatura më të larta sesa meshkujt, asnjë hulumtim eksperimental nuk shqyrtoi këtë drejtim.

Megjithatë, bashkë-autori i hulumtimit Dr. Agne Kajackaite, nga Qendra e Shkencave Sociale në Berlin, tha se pjesëmarrësit ishin një grup relativisht homogjen i studentëve të universitetit gjerman, kështu që efektet e temperaturës mund të ndryshojnë për grupet e tjera demografike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat