E pabesueshme! Gruaja dhe qeni po vuajnë njëkohësisht nga kanceri

Ndryshe

E pabesueshme! Gruaja dhe qeni po vuajnë njëkohësisht nga kanceri

Më: 27 maj 2019 Në ora: 21:12
Sheila Walker dhe qeni i saj Terrier Banna

Duket e pabesueshme, por një grua dhe qeni i saj po vuajnë nga kanceri në të njëjtën kohë, dhe në të njëjtën pjesë të trupit.

Sheila Walker dhe qeni i saj Terrier Banna po marrin njëkohësisht trajtime mjekësore të vazhdueshme.

Gruaja 60-vjeçare, nga Britania, e ka thënë vetë se ajo dhe qeni po luftojnë krah për krah në betejën kundër sëmundjes.

Sheila, e cila jeton në Leeds, u diagnostikua në vitin 2015, një vit para Bannas.

Fillimisht kanceri iu shfaq në gjoksin e djathtë dhe më pas iu përhap në kocka dhe shpinë. Gjithashtu edhe kanceri në trupin e qenit është në anën e djathtë të trupit dhe në shpinë.

"Jemi shoqe shumë të mira. Ajo është bota ime. Do luftojmë së bashku", tha Sheila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat