Lindi 250 grame, kjo është foshnja më e vogël në botë që arriti të mbijetojë

Ndryshe

Lindi 250 grame, kjo është foshnja më e vogël në botë që arriti të mbijetojë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 11:51
Foshnja Saybie

Një spital në San Diego deklaroi të mërkurën lindjen e fëmijës më të vogël në botë, peshonte vetëm 250 gr (8.6 ounce)

Foshnja Saybie -emri që i vendosën infermierët- lindi në dhjetor 2018 dhe këtë muaj ka arritur peshën 2.2 kg. Sipas regjistrit të fëmijëve të vegjël që kanë jetuar, vajza besohet se është foshnja me peshën më të vogël që ka mbijetuar ndonjëherë.

Nëna e saj u detyrua ti nënshtrohej një operacioni cezarian në javën e 23-të të shtatzanisë.

Ajo peshon 7 gram më pak se fëmija më i vogël që kishte arritur të mbijetonte lindur në Gjermani në 2015.

"Ishte e vogël dhe shumë e brishtë, sa pëllëmba e dorës e një infermiereje" tha spitali.

Doktorët thanë se lindja premature ishte e nevojshme sepse Saybie nuk po merrte peshë ndërsa të ëmës i rrezikohej jeta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat