“Shenja” në qiellzë që alarmoi nënën. Nuk do ta besoni se çfarë zbulojnë mjekët

Ndryshe

“Shenja” në qiellzë që alarmoi nënën. Nuk do ta besoni se çfarë zbulojnë mjekët

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 15:14
Pasi mjekët panë “shenjën” ata i thanë Darian Depretas, se ajo ishte shenjë e lindjes, por nëna nuk e pranoi këtë konstatim

Një nënë amerikane ishte duke luajtur me vogëlushen e saj në momentin që vuri re një shenjë kafe brenda gojës së saj. E shqetësuar ajo la një takim të menjëhershëm me një mjek për të kuptuar se çfarë kishte tek qiellza e sipërme vajza e saj, Bella.

“Isha duke luajtur me Bellan dhe në një moment  vura re një njollë në pjesën e sipërme të gojës së saj. E preka dhe tentova t’ia hiqja, por ishte e pamundur. Telefonova nënën dhe shokun tim dhe më pas mjekun për të lënë takimin”.

Pasi mjekët panë “shenjën” ata i thanë Darian Depretas, se ajo ishte shenjë e lindjes, por nëna nuk e pranoi këtë konstatim. Darian këmbënguli që ata ti bënin sërish një kontroll vogëlushes së saj.

Image

“Më thanë që vajzën time do e kontrollojnë dy specialistë, pasi unë insistova se nuk e kam parë atë shenjë në gojën e saj. Dhe pastaj e kuptuan atë që në të vërtetë ishte …një copë kartoni”.

Mjekët zbuluan se vogëlushja kishte futur në gojë një copë kartoni dhe ajo i ishte ngjitur në qiellzë.

Image

“Nuk mund ta përshkruaj dot fytyrën time, qaja dhe qeshja në të njëjtën kohë. Ajo mund të ishte mbytur nga ajo copë kartoni dhe unë falënderoj Zotin që vajza ime është mirë” , ka shkruar nëna në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat