Aligatori i etur futet në shtëpi dhe pi verë

Ndryshe

Aligatori i etur futet në shtëpi dhe pi verë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 16:06
Pamje nga video

Në qytetin Clearwater të Floridas, autoritetet kanë kapur një aligator 3.4 metra, i cili u gjend në kuzhinën e një shtëpie në të cilën kishte hyrë duke e thyer xhamin e derës.

Ai u gjet pranë disa shisheve të verërave të cilat ishin të thyera në dysheme.

Policia ka lajmëruar përmes rrjetit social Twitter, se aligatori është larguar nga shtëpia dhe se askush nuk është lënduar nga ky incident.

Mary Mischhusen, e cila është pronarja e shtëpisë tha se në momentin që ajo e pa zvarranikun gjigand, vrapoi për tek dhoma e gjumit, mbylli derën dhe e thirri policinë.

Ajo tha se gjatë kohës sa e priste policinë, kishte luajtur lojëra kompjuterike për ta larguar mendjen nga aligatori.

Sipas saj, u deshën 10 policë dhe dy orë për ta kapur aligatorin dhe për ta larguar nga shtëpia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat