Babai godet me grushte në fytyrë peshkaqenin, pasi ai tenton t’ia hajë vajzën

Ndryshe

Babai godet me grushte në fytyrë peshkaqenin, pasi ai tenton t’ia hajë vajzën

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 07:42
Ilustrim

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur një pjesë të këmbës së saj dhe disa gishtërinj, pasi u kafshua nga një peshkaqen në një plazh të Karolinës së Veriut.

Paige Winter, vajza në fjalë, mori “çarje të thellë në këmbë, zonat e legenit dhe dorë” me sulmin që ndodhi rreth mesditës në Fort Macon State Park

Paul Terri i tha WCTI-TV se ajo ndodhi ndërsa adoleshentja ishte duke notuar dhe gjyshja e vajzës tha se djali i saj luftonte me guxim, ndërsa ai ‘goditi peshkaqenin në fytyrë pesë herë para se ta kafshonte’.

Ka pasur gjithsej 16 sulme peshkaqesh në Shtetet e Bashkuara këtë vit deri më tani, gjersa shumica e tyre kanë ndodhur në Florida.

Megjithëse nuk është mundësuar ndonjë incizim nga momenti i dyluftimit me peshkaqenin, dëshmitarët kanë mundësuar një fotografi, e cila jo-qartë tregon përleshjen e babait guximtar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat