Dëgjoi të njëjtën këngë disa herë, arrestohet pas denoncimit të fqinjëve

Ndryshe

Dëgjoi të njëjtën këngë disa herë, arrestohet pas denoncimit të fqinjëve

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 16:03
Ilustrim

Një grua angleze u dënua me tetë javë burg. Sonia Byrce, 36 vjeç, do të përfundojë prapa hekurave sepse ka dëgjuar të njëjtën këngë duke e rikthyer disa herë "Shape Of You" nga Ed Sheeran.

Fqinjët e saj e raportuan atë për prishje të qetësisë publike. Ngjarja ka ndodhur në Willenhall, Angli.

Clare Tidmarsh, një fqinje e Byrce, nënë e pesë fëmijëve, i tha “Birmingham Mail” se ajo e dëgjoi të njëjtën këngë të Sheeran për 30 minuta të mira pa asnjë pushim, duke i shkaktuar dhimbje koke asaj dhe familjes së saj.

"Kjo herë e mbushi kupën ". 36-vjeçarja u përpoq të justifikonte veten duke thënë se ajo kurrë nuk kishte dëgjuar Shape of You, dhe se me gjithë ndershmërinë Ed Sheeran nuk i pëlqen shumë.

Por gjyqtari Philip Gregory i Gjykatës së Qarkut Walsall nuk e ndryshoi vendimin e tij, duke e justifikuar se në të vërtetë nuk është hera e parë që vajza i bezdis fqinjët.

Dhjetorin e kaluar ajo shërbeu 6 javë pas hekurave për arsye të ngjashme. Gjithashtu për Ed Sheeran, Clare Tidmarsh pranoi: “I pëlqente Ed Sheeran, por tani e hoqa atë nga playlista ime. Ai mu kthye në makth për shkak të Bryce”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat