Banjat më atraktive të ujit të nxehtë

Ndryshe

Banjat më atraktive të ujit të nxehtë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:13
Banja

Natyra e mrekullueshme na inspiron me mrekullitë e saj mahnitëse. Ekzistojnë qendra të ndryshme luksoze banjash, por më emocionuese janë ato që gjenden në mjedise natyrore. Që nga kohët e hershme historike, burimet e nxehta dhe banjat natyrore i kanë tërhequr njerëzit për t’u çlodhur. Në vijim ju sjellim dhjetë qendrat e preferuara dhe rekomanduara prej nesh.


1. Banja e Gjashtë Shqisave, Mabada, Jordan

Ky kompleks i veçuar gjendet pikërisht nën ujëvarën e burimit të ujit të nxehtë, që derdhet në pishinë. Këtu, burimet e ftohta dhe të nxehta janë përdorur nga mbretëreshat dhe mbretërit që nga kohët biblike. Oaza e shkretëtirës gjendet vetëm 30 minuta larg nga Deti i Vdekur.

Pse ia vlen ta vizitoni?

Në këtë qendër luksosë banje, me vlera historike, tretmanet janë fantastike, ambenti përreth është i mrekullueshëm. 

2. Pamukkale, Provinca Denizli,Turqi

E njohur edhe si Kalaja e Pambukut, ky vend me famë botërore është i mbrojtur nga UNESCO dhe pëlqehet shumë nga vizitorët. Tarracat poroze përmbyten nga uji i nxehtë, i cili  është i pasur me minerale të dobishme për shëndetin.Pamukkale është shfrytëzuar si banjë për shekuj me radhë.

Pse ia vlen ta vizitoni?

Ky vend është i këndshëm për t’u larë dhe shumë piktoresk.


3. Saturnia, Toskanë, Itali

Burimet e nxehta natyrore të Saturnias janë shfrytëzuar që në  kohët e lashta. Sipas legjendës, burimet ishin krijuar nga rrufetë që Jupiteri i zemëruar i kishte hedhur në përpjekje për ta goditur Saturnin. Ai e kishte huqur atë dhe nga rrufeja ishte krijuar qendra e banjës natyrore.

Pse ia vlen ta vizitoni?

Uji ka temperaturë optimale (37.5 °C) dhe është i pasur me minerale të dobishme, pamjet dhe ambienti përreth janë të mrekullueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat