Shokuese: Çifti sulmohet nga ariu, shpëtuan mrekullisht pasi e dashura i tha ta godas në sy

Ndryshe

Shokuese: Çifti sulmohet nga ariu, shpëtuan mrekullisht pasi e dashura i tha ta godas në sy

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 17:30
Shpëtuan mrekullisht pasi e dashura i tha ta godas në sy

Një person ka arritur që të mbijetojë nga dyluftimi me ariun. Ai e fitoi dyluftimin me ndihmën e të dashurës së tij, e cila bërtiste duke i thënë që ta godasë ariun në sy.

Andi Bauer, 26 nga Gjermania dhe Lara Booth, 23 vjeçare nga Britania e Madhe, kishin dalë për shëtitje në malet e Rumanisë, kur e gjetën vetën një metër larg një ariu me dy këlyshë, raporton Daily Mail.

Ariu, i cili i sulmoi çiftin për vetëmbrojtje, ia ka lënduar këmbën, duke e lënë të gjakosur.

Ai u shpëtua falë të dashurës së tij, e cila gjatë kohës sa ai po përballej me ariun, ajo i bërtiti disa herë që ta sulmonte ariun në sy.

Mrekullisht, ariu u largua kur u sulmua në sy dhe çifti i shpëtuan vdekjes.

Kujdes, pamje të rënda.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat