Lind në tren, menaxhmenti i hekurudhave në Irlandë i bëjnë dhuratë vogëlushes – udhëtim falas deri në moshën 25-vjeçe

Ndryshe

Lind në tren, menaxhmenti i hekurudhave në Irlandë i bëjnë dhuratë vogëlushes – udhëtim falas deri në moshën 25-vjeçe

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 18:18
Foto

Një vajzë që kishte lindur në një tren në Irlandë, është shpërblyer me 25 vite udhëtime falas në linjat hekurudhore të këtij vendi, raporton BBC.

Ndalesa e paplanifikuar sipas kohë lokale 15:05, kishte ndodhur nga autoritet e hekurudhave në Dublin gjatë të martës.

Një mjek dhe dy infermiere që ishin asokohe në tren, kanë ndihmuar një grua ta sjell në jetë foshnjën. Kjo nënë dhe foshnja e porsalindur ishin dërguar më pas në spitalin e Dublinit, ku është konstatuar se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Iarnrod Eireann nga hekurudhat e Irlandës ka njoftuar se vogëlushes i kanë siguruar transport falas deri sa të mbush 25 vjet, kjo për faktin se ka lindur në rrethana të pazakonta në njërin nga trenat e tyre.

Një nga punonjëset e trenit ka deklaruar për Irish National Broacaster RTE, se e dinte se diçka po ndodhte pasi kishte dëgjuar një grua në tualet duke bërtitur me zë të lartë.

Emma Tote shtoi se kishte hapur derën e tualetit dhe kishte mbetur e habitur, kur pa një grua që po bëhej gati të lindte një fëmijë.

Ajo menjëherë kishte informuar shoferin që i kishte telefonuar autoambulancës, dhe kishte pyetur nëse në mesin e pasagjerëve është ndonjë mjek që do të mund të asistonte në lindje.

Për fat të mirë në tren ishte mjeku Alan Devine dhe dy infermierë që e ndihmuan të lind dhe të mos ketë komplikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat