Momenti dramatik kur policia shpëton beben e kidnapuar

Ndryshe

Momenti dramatik kur policia shpëton beben e kidnapuar

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 20:55
Pamje nga video

Pamje dramatike tregojnë momentin kur zyrtarët e policisë shpëtojnë beben pesë muajshe, e cila ishte kidnapuar nga nëna e tij nga një person me varësi nga droga. Bebja ishte kidnapuar më datën 3 prill, dhe mbrëmjen e djeshme u gjet nga policia.

Jame Dempsey, 35 vjeçar, e kidnapoi beben nga shtëpia e saj, e që më pas rezultoi me ndjekje të gjatë të policisë me makina.

Policia filloi kërkimet dhe gjithashtu u ndihmua edhe nga nëna, Chantelle Forrester, e cila kishte humbur beben e saj. Ngjarja ka ndodhur në Britani të Madhe.

Policia në këto momente dramatike, kishte ndjekur personin për 30 minuta, me një shpejtësi shumë të lartë, por nuk mund të rrezikonin që ta përplasnin për shkak se bebja ishte në makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat