Mjekët thanë se babai vdiq nga ataku në zemër. U deshën 9 vjet për të zbuluar të vërtetën - Bota Sot
Mjekët thanë se babai vdiq nga ataku në zemër. U deshën 9 vjet për të zbuluar të vërtetën

Ndryshe

Mjekët thanë se babai vdiq nga ataku në zemër. U deshën 9 vjet për të zbuluar të vërtetën

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 00:28
Jessica Porter ishte vetëm 11 vjeç kur babai i saj, Allan, vdiq

Jessica Porter ishte vetëm 11 vjeç kur babai i saj, Allan, vdiq. Pavarësisht se ishte vetëm 32 vjeç, spitali ku u trajtua insistoi se ai kishte vdekur si pasojë e një ataku në zemër, një diagnozë e mbështetur edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Por familja e tij nuk e pranoi kurrë këtë dhe nisi një fushatë të gjatës e cila gati një dekadë, për të zbuluar të vërtetën.

Tani, 9 vjet nga vdekja e tij, një ekspert doli në përfundimin se Allan vdiq si pasojë e neglizhencës së mjekëve dhe rezultatet e raportit mjeko-ligjor për vdekjen e tij janë hedhur poshtë në një hetim gjyqësor.

Image

Si rezultat e fushatës së gjatë për drejtësi të familjes së tij, tanimë do të rishihen edhe vdekjet e 25 pacientëve të tjerë. Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për ngjarjen në fjalë, ndërsa doktori që kreu ekspertizën mjeko-ligjore është pushuar nga puna.

Vajza e Allan, Jessica dhe familjarët e tjerë të tij morën vlerësimin e mjekut i cili zbuloi të vërtetën, për forcën dhe këmbënguljen e tyre për të vërtetën, për kaq vite me radhë.

Vetë Jessica, 20-vjeçe thotë: “Na u deshën 9 vite të gjata për të marrë drejtësi për babain tim. Nuk kemi mundur të ecim përpara deri më sot. Fillimisht ishte tronditëse të zbulojë se rezultatet e ekspertizës ishin të gabuara, ndërsa më tronditëse ishte të zbulojë se babai kishte vdekur nga neglizhenca”.

Image

Ajo u shpreh gjithashtu se ishte ngushëllues fakti se nga vdekja e tij, 25 familje të tjera do të mund të merrnin përgjigje për njerëzit e tyre të dashur.

Allan nga Heywood, Greater Manchester, ishte ndarë nga bashkëshortja pak kohë përpara se të vdiste, megjithatë ai i takonte gjatë gjithë kohës fëmijët e tij, Jessica dhe Dale, sot 18 vjeç.

Image

Në Janar të 2010-s, Allan shkoi në Spitalin e Përgjithshëm Fairfield në Bury me dhimbje të rënda në fyt. Ai nuk përcillej dot, e kishte temperaturën 39 dhe pulsin 140, por atij iu dha paracetamol dhe u dërgua në shtëpi me antibiotikë.

Rreth 7 orë me vonë, Allan nuk mund të merrte më frymë dhe ra përtokë. 32-vjeçari vdiq pak kohë pasi mbërriti në spital. Eksperti mjeko-ligjor konkludoi se ai kishte vdekur nga ataku në zemër, shkaktuar nga sëmundjet e zemrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...